Gjenden eshtra njeriu në Mitrovicë, rasti po hetohet si krim lufte
Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh ka bër të ditur se një ankues mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte duke e hapur një varr, ka hasur në eshtra, që dyhohet të jenë të njeriut.
Rasti është duke u hetuar për krime lufte.
Raporti i Policisë:
“Fsh. Zabërxhë, Mitrovicë 23.09.2022 – 09:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke hapur një varr ka hasur në eshtra që dyshohet të jenë të njeriut. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për krime lufte të cilët kanë marrë eshtrat e kufomës për ekzaminim në IML. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.”