Gjakovë: Policia arreston të dyshuarin për vjedhje dhe një tjetër që pranoi mallin e vjedhur - NACIONALE

Gjakovë: Policia arreston të dyshuarin për vjedhje dhe një tjetër që pranoi mallin e vjedhur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vjedhjen në ngrohtoren e qytetit të Gjakovës.

Përveç tij, policia ka arrestuar edhe personin që ka pranuar mallin e vjedhur.

Raporti i plotë:

VJEDHJE E RËNDË & PRANIM I MALLRAVE TË VJEDHURA

Rr. Adem Jashari, Gjakovë / 07.06.2024-16:00. Pas një pune të suksesshme operative-hetimore me datë 08.06.2024 janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e provave materiale (dyer dhe dritare të aluminit) të prera në një hekurishte pronë e të dyshuarit mashkull kosovar i cili është arrestuar. Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka kryer vjedhjen në ngrohtoren e qytetit të Gjakovës dhe i njëjti i kishte dërguar në hekurishten e të dyshuarit të lartcekur. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Lajme të ngjashme