Gërxhaliu: Ngritja e çmimit të betonit, goditje tjetër për sektorin e ndërtimtarisë - NACIONALE

Gërxhaliu: Ngritja e çmimit të betonit, goditje tjetër për sektorin e ndërtimtarisë

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ngritja e çmimit të betonit, sipas ekonomistit të njohur, Safet Gërxhaliu është goditja e radhës për sektorin e ndërtimtarisë.

Sipas tij, ndërtimtaria që nga paslufta ka qenë një nga dy sektorët kryesorë të ekonomisë sonë, ndërsa me këto probleme që po shfaqen në vazhdimësi, duhet të monitorohet më tepër.

Tutje ai tha se si sektor, ndërtimtaria ka rëndësi multidimensionale.

“Duhet të kuptohet se sektori i ndërtimtarisë ka rëndësi multidimensionale dhe në veti ngërthen përveq ndërtimtarisë e projektimit edhe prodhim, punësim, tregti me shumicë e pakicë, edukim, financa dhe shumë sektore të tjera, prandaj duhet kujdes dhe monitorim të këtij sektori sepse një goditje e këtij sektori do të jetë shumë i rrezikshëm për ardhmërinë e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Lajme të ngjashme