Gërvalla për rastin Faton Hajrizi: Nuk kemi garancë që bëhet fjalë për personin e vrarë - NACIONALE

Gërvalla për rastin Faton Hajrizi: Nuk kemi garancë që bëhet fjalë për personin e vrarë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Minisrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, ka folur në lidhje me rastin e Faton Hajrizit, i cili po dyshohet se është vrarë nga policia serbe. Gërvalla ndonëse konfirmoi se mostra që erdhi nga Serbia përputhet me shenjat e gishtrinjëve të Faton Hajrizit, ajo shtoi se meqenëse shteti serb nuk po bashkëpunon atëherë “nuk kemki garancë që bëhet fjalë për personin e vrarë”

“Bashkëpunimi jo vetëm që është i vështirë, por është thuajse inekzistent. Ne kemi qenë këmbëngulës që trupi t’i kthehet familjes për varrim. Kemi shpërndarë të gjitha informaiconet në kohë, kemi pasur një mostër të shenjave të gishtërinjëve të një personi, i cili pas verifikimit, është konstatuar të jetë Faton Hajrizit.

Por nuk kemi garancë as që bëhet fjalë për personin e vrarë, apo pretendimet e tjera. Nuk mund të themi që kemi informacione të sakta, por nuk fshehim informacionet që kemi marrë, sepse duam që edhe qytetarët dhe mediat të jenë të informuar, ose aq të painformuar sa janë edhe institucionet.

Pa dashur të paragjykoj çfarë ka ndodhur në Serbi, sepse jam e sigurtë që nuk e dijmë gjithë të vërteten dhe prandaj të presim se si do të rrjedhin. I kemi bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, misioneve diplomatike, misionit në Beograd që të na ndihmojmë, por nuk mund t’ju jap me shumë siguri dhe garancë më shumë informacione, përtej asaj që kemi deklaruar deri më tani.” – ka thënë Gërvalla

Lajme të ngjashme