Gërvalla mungon në fotografinë pranë shtatores së Rugovës: Kush nuk e lejoi të ofrohet?
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duket se nuk është lejuar të marrë pjesë në zbulimin e shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Në momentin e zbulimit të shtatores, është ofruar presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ish-presidenti Fatmir Sejdiu dhe Teuta Rugova, vajza e ish-presidentit Rugova.
Madje, Gërvalla ka munguar edhe në fotografinë që të lartpërmendurit e kanë bërë pas zbulimit të shtatores.
Për të bërë fotografi të tilla janë ofruar edhe zyrtarët tjerë që kanë qenë të pranishëm.
Shefja e diplomacisë ka marrë pjesë në ceremoninë e që është organizuar sot në Podujevë, duke i përshëndetur të pranishmit me një fjalë rasti.
Në fillim të ceremonisë, asaj nuk ia ka zgjatur fare dorën presidentja Vjosa Osmani, e cila ua ka zgjatur dorën gati të gjithë të pranishëm në reshtin e parë të ceremonisë.