Gërvalla merr fjalën në Kombet e Bashkuara, ua kujton të pranishmëve se Vuçiqi ka qenë ministër i Millosheviqit
Radha edhe për Donika Gërvallën. Pas fjalës së Selakoviqit, foli edhe ministrja jonë e jashtme.
Gërvalla paraqiti situatën aktuale në vendin tonë, duke thënë se po bëhen përparime, përkundër barrierave.
Veç kësaj, ajo kritikoi presidentin Vuçiq për angazhimin e tij në destabilizim të vendin tonë.
Tutje, Gërvalla kujtoi një moment me njërin prej përfaqësuesve evropianë, se si ky i fundit kishte mbetur i habitur kur kishte mësuar që Vuçiq ka qenë ministër i propagandës në kohën e Millosheviqit.
Ajo dha detaje edhe rreth integrimit euro-atlantik, duke shtuar se sivjet do të aplikojnë për në BE, kurse synojnë që sa më shpejt të bëhen anëtarë të NATO-s.
"88-92% e qytetarëve kosovarë janë pro-BE. Padyshim, kemi probleme. Por, po bëjmë maksimumin. Për më tepër, nuk kemi humbur besimin. Kosova është një vend fenomenal dhe ne jemi krenarë që kemi aq shumë miq përreth gjithë botës.Kjo është arsyeja pse shtetasit tanë janë plot vetëbesim", tha fare në fund Gërvalla.
