Geci nuk po mundet t’u dal hak mysafirëve: Shumë, ka pasur rast kur gruaja i ka qitur 300 kafe në ditë - NACIONALE

Geci nuk po mundet t’u dal hak mysafirëve: Shumë, ka pasur rast kur gruaja i ka qitur 300 kafe në ditë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka thënë se ka shumë vizitorë, andaj edhe po e ka problem t’u dal zot mysafirëve.

Geci tha se familja e tij e madhe ka vizita çdo ditë, e madje ka pasur raste kur gruaja e tij i ka përgatitur deri në 300 kafe në ditë për mysafirë.

“Ne punojmë, kemi 100 punëtorë fabrikë të bllokave ndërtimorë. Për çdo ditë kam vizita të mëdha edhe në shtëpi por edhe në Skenderaj. Unë deri para një kohe ka pasur rast kur gruaja i ka qitë deri 300 kafe në ditë për mysafirë. Tash nuk po mundëm me i pritë, nuk janë as djemtë me bo hyzmet, vetë s’mundem”, ka thënë Geci në Kanal10.

Lajme të ngjashme