“Gazin askush nuk mund ta frikësojë” – Halimi e LDK-së reagon pas dhunës ndaj Muhaxherit - NACIONALE

“Gazin askush nuk mund ta frikësojë” – Halimi e LDK-së reagon pas dhunës ndaj Muhaxherit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi ka reaguar pasi që kreu i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka qenë cak i një sulmi fizik, mëngjesin e sotëm.

Halimi ka shkruar se është thellësisht e indinjuar dhe e shqetësuar nga lajmi për aktin e dhunës ndaj Muhaxherit.

Ajo tutje ka thënë se ky sulm është i patolerueshme dhe përbën cenim flagrant ndaj parimeve fundamentale të qytetarisë, sigurinë dhe lirinë.

Postimi i plotë:

Jam thellësisht e indinjuar dhe e shqetësuar nga lajmi për aktin e dhunës ndaj kryetarit të Pejës, z.Gazmend Muhaxheri.

Ky sulm është i patolerueshme dhe përbën cenim flagrant ndaj parimeve fundamentale të qytetarisë, sigurinë dhe lirinë.

Ky akt është në parim sulm mbi vlerat e tolerancës dhe harmonisë që duhet t'i shquaj shoqëritë demokratike.

Gazin askush nuk mund ta frikësojë!

Lajme të ngjashme