Gazetarja Hoti e Nacionales fiton çmimin për raportimin më të mirë rreth anti-gjipsizmit
Besarta Hoti, gazetare në gazetën Nacionale, është shpërblyer me çmim nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës rreth raportimit për anti-gjispizmin.
Ceremonia është mbajtur gjatë ditës së sotme.
Çmimi më i mirë është ndarë mes gazetares Besarta Hoti dhe gazetarit Herolind Ademi.
Hoti kishte raportuar për diskriminimin e nxënësve romë në një shkollë të Prizrenit, e ku ajo kishte hasur gjatë storjes në një prind që e kishte larguar vajzën nga klasa me nxënës romë.
Gazetarja Hoti ka pasur një seri kronikash për këtë temë.
Çmimin Besarta Hotit ia ka ndarë Isak Skenderi nga organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptasve”.
Storja: