Gazetari nga Shqipëria: Edhe Vuçiq po të ishte kryeministër i Shqipërisë nuk do të vendoste taksën 5 euro në Rrugën e Kombit
Gazetari nga Shqipëria, Klodian Tomorri ka treguar për fitimin marramendës të kompanisë që takson Rrugën e Kombit, duke thënë se ka arkëtuar 3 milionë dollarë më shumë se sa plani i paraparë.
Tmorri ka treguar se kryeinspektori i IFC-së që udhëhoqi procesin për vendosjen e taksës për rrugën e kombit ishte serb dhe se tarifa prej 5 eurove u sugjerua nga IFC-ja.
“Keshtu qe mbyllim rrugen, por hapim Ballkanin. Shqyejme kufijte, por shkaterrojme Portin. Bejme mbledhje te perbashketa qeverie me Kosoven, por i vene kosovareve taksen me te rende te kalimit per kilometer ne Europe.”, ka shkruar ai.
Më tej, gazetari ka thënë se edhe Vuçiqi po të ishte kryeministër i Shqipërisë, nuk do ta vendoste taksën 5 euro në Rrugën e Kombit.
“Pastaj, kur fitimet nga taksa jane me te larta edhe se sa skenaret me optimiste, vazhdojme e taksojme fort. Madje japim edhe miliona euro nga buxheti i shtetit, gjoja per perfundimin e rruges. Edhe Vucici po te ishte kryeminister i Shqiperise nuk do te kishte patur guximin per te vene takse 5 euro tek rruga Durres-Kukes.”, ka shkruar ai ndër të tjera në Facebook.
Shkrimi i plotë i tij:
