Gazetari kosovar: Festivali i Këngës sot paska mbajtur konferencë pa asnjë njoftim apo ftesë për mediat tjera, veç RTK-ja
Gazetari i rubrikës së kulturës, Albert Limani, ka reaguar pas në konferencën e Festivalit të Këngës të RTK-së, nuk u njoftuan mediat tjera por veç gazetarët e mediumit publik që është organizator i këtij festivali.
Ai ka thënë se ky veprim është i papranueshme dhe se hapat e parë të këtij festivali po përcjellen me jotransaprencë.
Shkrimi i tij i plotë:
E pa pranueshme! Festivali i Këngës ne RTK sot paska mbajtur konferencë pa asnjë njoftim apo ftesë për mediat, vetëm gazetarët e RTK-së kanë qenë te pranishëm në këtë konferencë. Kjo na ka pamundësuar neve si gazetarë qasjen në pyetjet qe kemi rreth organizimit te këtij festivali i cili organizohet me buxhetin e Ministrisë se Kulturës. Hapat e parë të këtij festivali duket se nuk janë duke shkuar ne drejtimin e duhur, personalisht po has ne vështirësi për tu akredituar, me staf arrogant i cili pa pik përgjegjësie refuzon aplikimin tim, ndonëse një vështirësi të tillë nuk e kisha kur u akreditova nga #Eurovisioni. Një pjesë e stafit pa e kuptuar se aty janë fal pagës qe marrin nga taksat e qytetareve, sillen sikur të ishte festival i tyre privat me arrogancë e pa profesionalizëm. Lus Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ministrin Hajrulla Çeku që të reagoi para se #EBU të kuptoj se si po organizohet ky festival i transmetuesit tonë publik. Transparence!!!