Gazetari i RTK-së sulmon gazetarët me gjuhë të urrejtjes: Detyrohen t’u shërbejnë maskarenjve - NACIONALE

Gazetari i RTK-së sulmon gazetarët me gjuhë të urrejtjes: Detyrohen t’u shërbejnë maskarenjve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari i sportit në transmetuesin publik (RTK), Arben Berisha, ka bërë një status pak kohë pas publikimit të vendimit nga Gjykata Komerciale për Klan Kosovën.

Berisha ka pretenduar se “Në Kosovë, veç liria e shprehjes NUK mungon.”

Ai nuk ka treguar se në çfarë provazh e bazon konstatimin e tij, por vijon tutje duke thënë që “duke pasë me bollëk, ajo (liria e shprehjes) është keqpërdorur dhe është kthyer në liri të SHPREHISË për keqinformim e dezinformim për çështje përfitimi.”

Po ashtu, ai nuk ka treguar se ku e bazon këtë konstatim tjetër.

Konstatimi i fundit në këtë postim është kur shpreh “dhimbje” për gazetarët që sipas tij “në mungesë opcionesh, për një vend pune detyrohen t’u shërbejnë maskarenjve.” Për më keq, ai nuk ka treguar as se për cilët gazetarë apo cilët maskarenj e ka pasur fjalën.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme