Gazetari Hoxha zbulon bisedën me Prek Kodrën: Nuk është i përfshirë në atentatin ndaj Kurtit, është gjuetar - NACIONALE

Gazetari Hoxha zbulon bisedën me Prek Kodrën: Nuk është i përfshirë në atentatin ndaj Kurtit, është gjuetar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari hulumtues, Artan Hoxha, ka folur rreth ngjarjes së fundit rreth planifikimit për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Personi që u përfolë në media se planifikonte një atentat të tillë, është një qytetar nga Shkodra i quajtur Prek Kodra.

Mirëpo, Hoxha thotë personi që po përflitet nuk ka të bëjë me një gjë të tillë dhe ai momentalisht është i lirë.

“Është shtetas shqiptar nga zona e Dukagjinit që banon në Shkodër, është marru me guidat e turistëve, ka shoqëruar turistë, është njeri i aposionuar pas gjuajtjës, pra gjuetar, nuk është snajperist, kur është kontrolluar banesa e tij, janë gjetur dy armë gjahu dhe 90 fishkekë, nuk i kanë gjetur snajpet, ainuk është snajper”, tha Hoxha për ABC News.

Lidhjen e tij për atentat ndaj Kurtit, Hoxha e quan “gënjeshtër të madhe” teksa zbulon detajet e bisedës me Kodrën teksa shton se Kodra nuk është në kërkim.

Ky nuk ka qenë në kërkim, kjo është një gënjeshtër e madhe, unë dje kam kontaktuar me Prek Kodrën dhe më ka rrëfyer të gjithë historinë, Prek Kodra nuk është në kërkim, është nje qytetar i lirë i Shqipërisë, ka qenë vetëm 8 orë në drejtorinë e policisë në Lezhë, pasi ka ardhur nga Franca sepse kishte ndodhur një ngjarje në gjyatën e LEZHES ku një njeri i largët, kushëri i Kodrës ishte përfshirë në nje ngjarje, në kohën kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë në Francë dhe i është kontrolluar shtëpia, pasi i është kontrolluar shtëpia e ka njoftuar bashkëshortja e vetë dhe i ka thënë që ka ardhur policia, dhe ky ka thënë kur të vi paraqitem. Kur ka ardhur në Lezhë i kanë marrë AND-në të gjakut, të qimeve për të parë se a është përfshirë në ngjarje të tillë, nuk ka qenë, nuk ka rezultuar, nuk ka lidhje”, ka thënë Hoxha.

Lajme të ngjashme