Gazetari Hoxha jep detaje për vrasjen e rojës në Top Channel: Barbaria e radhës - NACIONALE

Gazetari Hoxha jep detaje për vrasjen e rojës në Top Channel: Barbaria e radhës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mengjësi i së hënës ka tronditur Shqipërinë. Një sulm me armë zjarri ndaj objektit të mediumit “Top Channel” la të vdekur një person i cili punonte si sigurim. 60 vjeçari mbeti i vdekur në vend.

Lidhur me këtë rast ka reaguar gazetari, Artan Hoxha, i cili ka thënë se kjo është “barbaria e radhës”.

Barbaria e radhës. Një tjetër shqiptar krejtësisht i pafajshëm, humb jetën nga breshëritë e kallashnikovit në vendrojen e Top Channel, ku shërbente si polic privat për 300 mije lekë në muaj.” – ka shkurar ndër të tjera ai.

Ndryshe, Një person i moshës 60 vjeçare ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve që mori nga të shtënat me armë zjarri mëngjesin e së hënës në Tiranë. Ai ishte roje e objektit të mediumit “Top Channel”.

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).” – thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

Ndërkohë sipas raportimeve të mediumeve shqiptare, thuhet se vetura e cila dyshohet se është përdor për sulmin është gjetur e djegur në rrugnë Tiranë-Durrës.

Po ashtu, raportimet e mediave, bëjën të ditur se në veturë janë gjetur dy armë të llojit “AK47”.

Ndërkohë lidhur me këtë rast kanë reaguar udhëheqësit e shtetit shqiptar dhe opozita atje dhe organizatat e mediave.

Lajme të ngjashme