Sulmi ndaj Top Channel ku mbeti i vdekur roja: Krejt çka dihet deri më tani - NACIONALE

Sulmi ndaj Top Channel ku mbeti i vdekur roja: Krejt çka dihet deri më tani

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mengjësi i së hënës ka tronditur Shqipërinë. Një sulm me armë zjarri ndaj objektit të mediumit “Top Channel” la të vdekur një person i cili punonte si sigurim. 60 vjeçari mbeti i vdekur në vend. Krerët e Shqipërisë kanë dënuar sulmin. Krejt çka dihet deri më tani?

Një person i moshës 60 vjeçare ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve që mori nga të shtënat me armë zjarri mëngjesin e së hënës në Tiranë. Ai ishte roje e objektit.

Cak i sulmit sipas policisë së Shqipërisë ishte objekti i mediumit “Top Channel”.

Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).” – thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

Ndërkohë sipas raportimeve të mediumeve shqiptare, thuhet se vetura e cila dyshohet se është përdor për sulmin është gjetur e djegur në rrugnë Tiranë-Durrës.

Po ashtu, raportimet e mediave, bëjën të ditur se në veturë janë gjetur dy armë të llojit “AK47”.

Ndërkohë lidhur me këtë rast kanë reaguar udhëheqësit e shtetit shqiptar dhe opoziata atje.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e ka quajtur ngjarje kriminale teksa ka inkurajuar organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë.

Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar ‘Top Channel’ është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola. Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale” – ka thënë ai.

Kryeministri, Edi Rama, ka dënuar sulmin dhe ka kërkuar duke e quajtur “agresion kriminal”.

Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues!” – ka shkruar Rama në Tëitter.

Edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka thënë se kjo ngjarje e rëndë kërkon veprim të menjëhershëm.

Sulmi me armë ndaj TV kombëtar “Top Channel” dhe vrasja e një prej personelit të sigurisë është një ngjarje e rëndë që kërkon veprim të menjëhershëm e profesional nga agjencitë ligjzbatuese. Solidaritet me TV ‘Top Channel’ dhe ngushëllime familjes Kola. Të zbardhet sa më shpejt kjo ngjarje kriminale!” – ka shkruar ajo në Facebook.

Edhe ish-kryeministri, Sali Berisha, ka dënuar sulmin ndaj Top Channel ku mbet i vdekur një person.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së viktimës, miqve, të afërmve dhe kolektivit të Top Channel.” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Për sulmin ndaj objektit të Top Channel kanë reaguar edhe nga organizatat e mediave.

Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias ka dënuar sulmin njejtë siç ka bërë edhe Shoqata "Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë".

Përmes një postimi në Tëitter, ECPMF-i ka kërkuar hetime të pavarura dhe profesionale.

Të shokuar kur mësuam se ka pasur një sulm me armë zjarri në ambientet e Top Channel në #Shqipëri , nga ku ka mbetur i vrarë një roje sigurie në objekt. Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të kryejnë hetime të pavarura dhe profesionale”- thuhet në njoftimin e Qendrë Evropiane për Shtyp dhe Lirinë e Medias në Tëitter.

Lajme të ngjashme