Gazetarët pengohen gjatë punës tek vendi ku ndodhi vrasja, reagon AGK-ja - NACIONALE

Gazetarët pengohen gjatë punës tek vendi ku ndodhi vrasja, reagon AGK-ja

1 vit më parë

nga NACIONALE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi gazetarët u penguin gjatë kryerjes së punës në vendin ku ndodhi vrasja mbrëmë në Prishtinë.

AGK-ja ka theksuar se pengimi i punës së gazetarëve, është i papranueshëm.

Postimi:

Gazetarët pengohen gjatë kryerjes së punës së tyre në Prishtinë

Gazetarët, Gresa Nitaj – Klan Kosova, Leonita Bajrami – Top Channel, dhe Venhar Isufi –Tëvë1, janë penguar, sot, gjatë raportimit për një vrasje që ka ndodhur mbrëmë në Kodrën e Trimave, në Prishtinë.

Në një lidhje të drejtpërdrejt të gazetares Gresa Nitaj në një edicion informativ në Klan Kosova, shihet një burrë duke e kapur për krahu gazetaren, e duke mos e lënë të raportojë atë, si dhe duke i kërkuar të largohen edhe ekipet e Top Channel dhe Tëvë1.

Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, pengimi i punës së gazetarëve është i papranueshëm, andaj i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës, që në situata të tilla të krijojë kushte të favorshme për gazetarët që të kryejnë punën e tyre, pa u cenuar, e penguar.

Lajme të ngjashme