"Gatitu" e FSK-së para përkujtimores së ushtarëve të vdekur serbë, Nurellari: Skandal që poshtëron kujtimin e paraardhësve - NACIONALE

"Gatitu" e FSK-së para përkujtimores së ushtarëve të vdekur serbë, Nurellari: Skandal që poshtëron kujtimin e paraardhësve

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari ka reaguar pas lajmeve se garda ceremoniale ka qëndruar "Gatitu" para pllakës përkujtimore ku shkruhen emrat e ushtarëve të vdekur serbë gjatë vitit 1912.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Nurellari ka shtuar se ky është një skandal që poshtëron kujtimin e paraardhësve.

"Ky ështē një skandal i jashtëzakonshëm që poshtëron kujtimin e dhjetëra mijëra parardhësve tanë civilë të pafajshëm që u shfarosën nga ushtarët serbë që nderon ai lapidar", shkroi ndër të tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Kujtojmë se Ambasada Gjermane në Kosovë, bashkë me atë franceze, me datën 11 të këtij muaji kanë nderuar 104 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Kjo ceremoni përkujtimore u mbajt në varrezat e krishtera në lagjen Arbëria të kryeqytetit.

Megjithatë, përkulja në nderim të këtyre ushtarëve të rënë nuk ishte veç për Luftën e Parë Botërore.

Kjo pasi, të njëjtit kanë nderuar edhe ushtarët serbë të rënë në vitin 1912.

Mbase edhe pa të keq, garda ceremoniale e FSK-së ishte pjesë e këtij organizimi.

Pllaka e pranishme aty është e shkruar në gjuhën serbe, teksa ka emrat e ushtarëve që vdiqën dy vjet para pushtimit të Kosovës, ku edhe u vranë mijëra shqiptarë.

“Këtu qëndrojnë eshtrat e ushtarëve të rënë serbë, që vdiqën në luftërat 1912-1918”, shkruan pllaka përkujtimore, kurse rreth këtij varri qëndrojnë ushtarët e FSK-së.

Mund të duket e paqëllimshme, por kjo s'e zbeh dështimin e autoriteteve gjegjëse, që në një situatë normale, do duhej të kishin të qartë se çka do të bënin, ose ku të silleshin.

Duhet përmendur faktin se i pranishëm këtu ishte edhe ministri Sveçla.

Lajme të ngjashme