Gashi për Limajn: Më shqetësojke gjendja e tij psikosomatike në emision - NACIONALE

Gashi për Limajn: Më shqetësojke gjendja e tij psikosomatike në emision

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Shkëlzn Gashi ka shprehur shqetësimin se Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ishte në një gjendje psikosomatike gjatë intervistës në emisionin 'Pressing'.

Sipas Gashit, Limaj e ka kryer detyrën dhe se ai e ka përfunduar karrierën e tij politike.

“Nuk e kom unë problemin me oda me kulla mirëpo e kom problemin që s'ofron kjo kurrgjë. Më shqetësojke gjendja e tij psikosomatike në emision, edhe 400 vjet duhet me më votu mu, e ke dhënë kontributin, në histori kanë me u shënu plusat edhe minusat”, tha Gashi në Pressing të T7.

Ai tha se shumë politikanë në të kaluarën kanë tentuar të hyjnë në politikë por kanë dështuar.

Partitë opozitare duhet të forcohen për të sfiduar qeverinë, sipas Gashit, i cili ka deklaruar se nuk ka problem me odat. Megjithatë, ai është i skeptik se kjo mund të realizohet me shifra të vjetruara.

Lajme të ngjashme