Gashi: Nuk jemi në fazën e kandidaturave tjera, jemi në fazën e vlerësimit të punës së kryetarit - NACIONALE

Gashi: Nuk jemi në fazën e kandidaturave tjera, jemi në fazën e vlerësimit të punës së kryetarit

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se zhvillohet sot në Kuvendin e punës do të vret nga Lumir Abdixhiku.

Para hyrjes në Kuvend, ai ka thënë se gjithçka varet nga kryetari i LDK-së.

“Është në diskrecion të kryetarit të LDK-së, se a do të ketë votëbesim, apo thjeshtë dorëheqje dhe pushim për një kohë të caktuar”, ka thënë ai.

Sipas tij, tani nuk është faza e kandidaturave.

“Nuk jemi në fazë të kandidaturave tjera, jemi në fazën e vlerësimit të punës së kryetarit aktual të kërkuar nga vet kryetari dhe të shohim çka po i ofron Kuvendit. Pastaj, kuvendi të marrë vendimet. Nëse ofron dorëheqje, ajo është akt vullnetar individual, drejtpërdrejt i zbatueshëm dhe i pakthyeshëm. Nëse kërkon votëbesim atëherë është çështje e votimit e cila duhet të mbahet në bazë të statuti të LDK-së, votim i fshehët”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme