Gashi: Nga takimi në Bruksel, u kuptua se Serbia po kërkon ndryshimin e kufijve të Mitrovicës së Veriut - NACIONALE

Gashi: Nga takimi në Bruksel, u kuptua se Serbia po kërkon ndryshimin e kufijve të Mitrovicës së Veriut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefi i grupit parlemantar të LDK-së, Arben Gashi, po thotë se pas takimit të Bislimit në Bruksel, u kuptua se Serbia po dëshiron ndryshimin e kufijve të Mitrovicës së Veriut.

Sipas tij, kjo do të ishte e papranueshme.

Postimi:

Nga takimi i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me përfaqësuesin e Serbisë në Bruksel, u kuptua se Serbia, ndër të tjera, po kërkon ndryshimin e kufijve të Mitrovicës Veriore. Kjo kërkesë është e papranueshme, pasi kufijtë e komunave janë tashmë të vendosur dhe ndryshimi i tyre paraqet rrezik për sigurinë dhe stabilitetin. Për më tepër, çdo ndryshim i kufijve komunal do të shkelte propozimin gjithpërfshirës të Pakos Ahtisaari.

Lajme të ngjashme