Gashi merret pak me Shqipërinë: Bunkerët në Tale mund shndërrohen në hotele unike - NACIONALE

Gashi merret pak me Shqipërinë: Bunkerët në Tale mund shndërrohen në hotele unike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Avokati Tomë Gashi këtë vikend nuk është marrë me politikën kosovare.
Ai ka zgjedhur që këtë të shtunë të viziton Shqipërinë, konkretisht plazhet e Tales.

Madje, ai ka thënë edhe propozime se si duhet të veprohet me bunkerët që janë një relikë e totalitarizmit në Shqipërinë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto bunkerë duhet të bëhen hotele luksoze.

“Shqiperia 🇦🇱. Shqiperia e mrekullive. Shqiperia e bukurive. Bunkerat gjigand te Xhaxhit ne Tale dhe gjithandej ne Shqiperi munde të shendrrohen ne hotele super unike ne bote. Forca Shqiperi”, ka shkruar Gashi.

Lajme të ngjashme