Gashi: KQZ nuk është më garant i zgjedhjeve, një kryetar shantazhohet me shkarkim dhe anëtarët në vegla pushteti - NACIONALE

Gashi: KQZ nuk është më garant i zgjedhjeve, një kryetar shantazhohet me shkarkim dhe anëtarët në vegla pushteti

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, ka vlerësuar se ky institucion është kapur nga pushtetit.

Ai ka bërë me dije se KQZ-ja më nuk është garant i zgjedhjeve, por instrument i manipulimit të tyre.

Në profilin e tij në Facebook, Gashi ka shkruar se KQZ-ja nuk është më garant i zgjedhjeve.

“KQZ është kapur. Mos emërimi i anëtarit të PDK-së nga zonja Osmani nuk është vetëm shmangie nga përgjegjësia kushtetuese, por një akt i qëllimshëm për të deformuar rendin institucional dhe për të përjashtuar opozitën nga një organ kyç zgjedhor. Kjo nuk ishte më neglizhencë ishte ndërhyrje direkte në demokraci. E njëjta skemë po vazhdohet nga ushtruesja e detyrës, znj. Haxhiu, e cila pritet të propozojë me vetëdije një kandidat që do të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese, vetëm për të krijuar vakum artificial dhe për të futur vendin në zgjedhje pa përfaqësimin meritor të PDK-së në KQZ”, ka shkruar ai.

Sipas tij, presionet dhe shantazhet ndaj këtij institucioni nuk shihen më.

“Kjo është kapje e pastër dhe brutale e KQZ-së nga pushteti. Presioni, shantazhi dhe kërcënimet tashmë nuk fshihen më, ato po shfaqen publikisht që nga mbledhjet e para. Një kryetar i shantazhuar me shkarkim dhe anëtarë që janë kthyer në vegla të pushtetit nuk përbëjnë institucion, por një mekanizëm të kontrolluar politik. Në këto rrethana, KQZ nuk është më garant i zgjedhjeve, por instrument i manipulimit të tyre. Çdo proces zgjedhor i organizuar në këtë formë është i komprometuar që në nisje dhe përbën goditje të drejtpërdrejtë ndaj vullnetit të qytetarëve dhe vetë demokracisë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme