Gashi i akuzoi mbrojtësit e medieve si “kriminela”, Panduri e pyet: Për kënd e ke fjalën? - NACIONALE

Gashi i akuzoi mbrojtësit e medieve si “kriminela”, Panduri e pyet: Për kënd e ke fjalën?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy ditë më parë, Shkëlzen Gashi, analist i përhershëm në T7, shkroi një status, në të cilin e përkrahu ligjin mbi Komisionin e Pavarur të Medieve, të cilin e kundërshtuan AGK-ja, KMShK-ja dhe juristja e medies, Flutura Kusari.

Në këtë shkrim, që ishte në linjë pro-qeveritare, Gashi bëri edhe një akuzë të rëndë. Ai i quajti mbrojtësit e ligjit si “kriminelë e të padijshëm”.

“Jo, s'osht sulm mbi mediat online, por vendosje e rregullit dhe e rendit, kurse ju që shiteni si mbrojtës të lirisë së mediave, nuk jeni të tillë. Jeni të padijshëm, kriminela dhe te dyjat bashkë.” – shkroi Gashi.

Në lidhje me këtë akuzë të rëndë, Ermal Panduri, moderator i emisionit “Debat Plus”, i komentoi në status, duke ia shtruar një pyetje.

“Per kend e ke fjalen?” – e pyeti Panduri Gashin.

Lajme të ngjashme