Gashi: Asociacioni “çfarë është prezantu” është një “mini-Serbi”
Astrit Gashi, analist i përhershëm në Debat Plus, ka pasur një interpretim pesimist në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Sipas tij, nëse themelohet Asociacioni, ashtu siç është prezantuar, atëherë ai do të jetë një “Republikë Serbe”.
“Unë mendoj që nëse e bëjmë një Asociacion çfare na është prezantu, krejt ato veprime në veri janë të panevojshme, sepse ne e kemi ndërtu një Republikë Serbe, një mini-Serbi” – tha ai.