Gashi arsyeton Kurtin për Gjingjiqin: Ka dashtë me e goditë Sërbinë duke i dërgu disa mesazhe BE-së - NACIONALE

Gashi arsyeton Kurtin për Gjingjiqin: Ka dashtë me e goditë Sërbinë duke i dërgu disa mesazhe BE-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-këshilltari i kryeministrit, Shkëlzen Gashi, i ka dalë në mbrojtje Albin Kurti që përkujtoi ish-kryeministrin serb në përvjetorin e vrasjes, Zoran Gjinigjiq.

Gashi në një shkrim në Facebook ka treguar disa arsye se pse Kurti përkujtoi Gjingjiqin duke thënë se Kurti përkujtoi atë për ta goditur Serbinë dhe për të dërguar mesazhe në BE.

Kurti ka dashur të tregojë se pothuajse të gjithë politikanët sërbë në Sërbi për gjatë dy shekujve ishin si Slobodan Milošević-i dhe se të tillët edhe sot i kemi në pushtet në Sërbi.” – ka shkruar ndër të tjera Gashi.

Shkrimi i plotë:

Përmes përkujtimit për ish Kryeministrin e Sërbisë, Zoran Đinđić, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dashtë me e goditë Sërbinë duke i dërgu disa mesazhe BE-së.

Sërbia nuk dëshiron të integrohet ne BE, prandaj Kurti e potencon faktin se në kohën e Đinđić-it 75% e popullsisë së Sërbisë ishte pro BE-së, ndërsa tani në kohën e Vučić-it, 75% e popullsisë së Sërbisë është kundër BE-së.

Serbia i vret politikanët e vet që janë pro integrimit në BE, prandaj Kurti e përmend vrasjen e Đinđić-it dhe shton se vrasësit e politikanëve që janë pro integrimit të Sërbisë në BE, janë edhe organizatorë e ekzekutorë të masakrave ndaj shqiptarëve.

Kurti ka dashur të tregojë se pothuajse të gjithë politikanët sërbë në Sërbi për gjatë dy shekujve ishin si Slobodan Milošević-i dhe se të tillët edhe sot i kemi në pushtet në Sërbi.

Për mua, problematik ishte vetëm paragrafi i dytë i tekstit të përkujtimit, në të cilin Kryeministri Kurti tingëllonte si biograf i ish Kryeministrit Đinđić. Kjo mund të jetë një prej arsyeve që postimi i Kurtit ka nxitë gjithë këto reagime. Në të vërtetë, motivi i Kryeministrit Kurti përmes këtij paragrafi ishte që të na impresiononte me njohuritë e tij për Shkollën e Frankfurtit, për Habermas-in e për Tarkovsky-n

Lajme të ngjashme