Nurellari publikon letrën që Gjingjiqi ia kishte dërguar kriminelit Mlladiq: Na duhet një ushtri e fortë - NACIONALE

Nurellari publikon letrën që Gjingjiqi ia kishte dërguar kriminelit Mlladiq: Na duhet një ushtri e fortë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për përkujtimin e ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjiq.

Në profilin e tij në “Facebook”, Nurellari ka publikuar një letër që Gjingjiqi ia kishte dërguar kriminelit të luftës nw Bosnjë, Ratko Mlladiqit.

Në këtë letër, Gjingjiq i uronte Mlladiqit Ditën e Ushtrisë së Republikës Srpska.

Pavarësisht negociatave që zhvilloheshin në atë kohë, ai vlerësonte se serbëve në Bosnjë iu duhet një ushtri e fortë, në mënyrë që pala boshnjake të heqë dorë nga synimi i saj për të vazhduar luftën.

Është e pakuptueshme përpjekja e kryeministrit Kurti për të rehabilituar e glorifikuar liderë politik serbë që kanë qenë pjesë e elitës shoviniste. Pas lëvdatave për Oliver Ivanoviqin, kryeministri i Kosovës thurr elozhe për ish-kryeministrin serb Zoran Gjingjiç, i cili ra viktimë e luftës së brendshme për pushtet”, ka shkruar Nurellari.

Lajme të ngjashme