Garat në autostradë që lanë të vdekur tre persona, i ndërrohet pozita komandantit të Trafikut Rajonal në Prizren - NACIONALE

Garat në autostradë që lanë të vdekur tre persona, i ndërrohet pozita komandantit të Trafikut Rajonal në Prizren

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komandantit të Trafikut Rajonal në Prizren, Hasan Tërshana i është ndërruar pozita pas aksidentit gjatë garave të jashtëligjshme në autostradën “Ibrahim Rugova”, si pasojë e të cilit vdiqën tre të rinj.

Këtë e ka konfirmuar vetë ai për “Telegrafin”, derisa po cilëson se ky vendim i Drejtorit të Përgjithshëm nuk është i drejtë.

“Po më është ndërruar pozita, dje kam pranuar vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm. Unë do t’i shfrytëzoj të drejtat e mia ligjore, sepse vendimi nuk është i drejtë. Aksidenti ku ka ndodhur është me një zonë që nuk është nën mbikëqyrjen e njësisë së trafikut rajonal të Prizrenit." - ka thënë Tërshana.

Tutje, ai citohet të ketë thënë se njësia që e drejtonte, nuk merret me autostradën, por Njësia e Audostradës.

“Njësia e Autostradës menaxhon me autostradat e jo Njësia e Trafikut. Ne i kem rezultat e performancës më të mirat dhe për mua ka qenë shumë e papritur, por do t’i ndjek rrugët ligjore

“Kam qenë shef i Njësisë së Trafikut dhe tash jam në Sektorin e Planifikimeve Operative.” – ka deklaruar ai.

Lordon Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj vdiqën pas garave që po zhvilloheshin në autostradë.

Lajme të ngjashme