Gara të shpejtësisë me Ferrari e Buggati në Autostradën "Arbën Xhaferi", Policia i dënon me 400 euro dhe 10 muaj ndalim - NACIONALE

Gara të shpejtësisë me Ferrari e Buggati në Autostradën "Arbën Xhaferi", Policia i dënon me 400 euro dhe 10 muaj ndalim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dënuar disa shoferë të cilët po bënin gara të shpejtësisë në Autostradën “Arbën Xhaferi”.

Policia ka publikuar fotografitë e veturave të cilat janë luksoze si Ferrari e Buggatit.

Ata janë dënuar me nga 400 euro dhe 10 muaj ndalim i drejtimit të mjetit.

"Identifikimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë” Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit "Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 € dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku.” – thuhet në njoftimin e PK-së.

Lajme të ngjashme