GAP publikon raportin për transparencën buxhetore të komunave, këto janë 10 komunat që morën 100 pikë
Instituti GAP sot ka publikuar raportin “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2025”.
Gjetjet e këtij raporti tregojnë se në vitin 2025 ka pasur rritje të nivelit të transparencës buxhetore të komunave krahasuar me vinin 2024.
Kjo pasi mesatarja e pikëve të këtij raporti ka arritur në 64.5 pikë, krahasuar me 61 pikë në vitin 2024.
Sipas këtij raporti, 10 komuna kanë arritur rezultatin maksimal prej 100 pikësh.
“Gjatë këtij viti, 10 komuna kanë arritur rezultatin maksimal prej 100 pikësh, ndërsa gjysma e komunave, përkatësisht 19 nga 38, kanë arritur së paku 89.5 pikë, duke treguar një rritje të nivelit të transparencës në pjesën më të madhe të komunave. Në anën tjetër, gjashtë komuna, respektivisht Kllokoti, Leposaviqi, Parteshi, Shtërpca, Zubin-Potoku dhe Zveçani, nuk kanë arritur të grumbullojnë asnjë pikë”, është thënë në njoftimin e GAP-it.