Gani Jakupi lobon “fuqishëm”, takohet me një drejtor të muzeut në Spanjë - NACIONALE

Gani Jakupi lobon “fuqishëm”, takohet me një drejtor të muzeut në Spanjë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gani Jakupi, konsulent i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për të cilën gjë ai mori një projekt në vlerë prej 90 mijë euro, ka vazhduar punën e tij prej lobuesi.

Pas takimit me qytetaren nga Azerbejxhani, Nejla Ayvazin, sot Jakupi ka njoftuar publikun se është tauar me një qytetar nga Spanja.

Më saktë, ai është takuar me Francisco Tardio, një drejtor për marrëdhënie me jashtë të muzeut “El Prado”, që gjendet në kryeqytetin e Spanjës, Madrid.

“Një pritje e ngrohtë nga Francisco Tardio, drejtor për Çështje Ndërkombëtare në “El Prado” (njëri nga muzetë më të mëdhenj në Evropë), dhe një takim i frytshëm.” – shkroi ai.

Lajme të ngjashme