G7 konsideron "ndalimin" e transportit të naftës ruse në nivel global
Sipas një deklarate të dhënë nga ministrat e forumit ditën e martë, G7 është duke shqyrtuar opsione të mëtejshme për të ndaluar Rusinë “të përfitojë nga lufta e saj e agresionit dhe për të kufizuar aftësinë e saj për të zhvilluar luftën”.
Në deklaratë thuhet se opsione në shqyrtim mund të përfshijnë "një ndalim gjithëpërfshirës të të gjitha shërbimeve që mundësojnë transportimin e naftës bruto ruse dhe produkteve të naftës në det globalisht", përveç nëse nafta blihet me ose nën një çmim të caktuar.
Ministrat e jashtëm poashtu thanë se Rusia po e përdor energjinë si "mjet shtrëngimi gjeopolitik" dhe se ata do të punojnë së bashku për të reduktuar kërkesën e vendeve të G7 për energjinë ruse, duke mbrojtur grupet më të cenueshme nga ndikimet e ndërprerjeve të furnizimit dhe rritjes së çmimeve.
