Futi fshehtë Patriarkun e Kishës Ortodokse të Serbisë, ngritet kallëzim penal ndaj Abazoviçit - NACIONALE

Futi fshehtë Patriarkun e Kishës Ortodokse të Serbisë, ngritet kallëzim penal ndaj Abazoviçit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore e Malit të Zi, ka ngritur kallëzim penal kundër kryeministrit Dritan Abazoviç, zyrtarëve të lartë të policisë, shefit të Kontrollit të Trafikut Ajror të Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe punëtorit në kontrollin e fluturimeve në Podgoricë.

Kjo ka ndodhur pas ankesës së ekspertit të elektronikës, telekomunikacionit dhe aviacionit, Predrag Boljeviç.

Sipas kallëzimit penal, Abazoviç dhe të tjerët kanë mundësuar një numër të madh të shtetasve të huaj që pa autorizim të hyjnë në territorin e Malit të Zi me avionët shtetërorë të Serbisë pa pëlqimin dhe dijeninë paraprake të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi.

Sipas informacioneve të mediumit malazez “Pobjeda”, këta të fundit organizuan në mënyre sekrete ardhjen e Patriarkut të Kishës Ortodokse së Serbisë, Porfirije, ditën e nënshkrimit të Kontratës Themeltare mes Kishës Ortodokse serbe dhe Malit të Zi.

Në kallëzimin penal Boljeviç thekson se personat e lartpërmendur i kanë mundësuar një numri të madh personash, shtetas të huaj, të hyjnë, të qëndrojnë dhe të kryejnë veprimtari ekonomike në territorin e Malit të Zi me avionët shtetërorë të forcave policore të Republikës së Serbisë, pa autorizim, pa pëlqimin dhe dijeninë paraprake të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Malit të Zi dhe pa kontrolluar hyrjen dhe daljen nga Mali i Zi në përputhje me legjislacionin ligjor që rregullon fluturimin e avionëve të huaj shtetërorë, kalimin dhe qëndrimin e personat e moshuar në territorin e Malit të Zi”, shkruan Pobjeda. /AP/

Lajme të ngjashme