Furnizimi me energji, i vështirë gjatë dimrit - NACIONALE

Furnizimi me energji, i vështirë gjatë dimrit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qytetarët e Kosovës edhe këtë dimër pritet të ballafaqohen me reduktime të ashpraenergjisë elektrike. E se furnizimi me energji elektrike në Kosovë, mund të jetë i vështirë gjatë periudhës së dimrit. po e thonë shpesh edhe përfaqësuesit e qeverisë dhe ekspertët e energjisë.

Ndërkohë, kapacitetet aktuale të prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë nuk përmbushin nevojën e kërkesës për energji elektrike në baza tarifore.

Ekspertët thonë se duhet të investohet në kapacitete të reja gjeneruese, ndërsa shprehën nevojën e bashkëpunimit me vendet e rajonit.

Nevojat e Kosovës për energji elektrike i tejkalojnë kapacitetet e prodhimit, sidomos gjatë dimrit. Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavat në orë, kurse nevojat e saj në dimër arrijnë deri në 1 mijë e 300 megavat në orë. Ndërkohë, kjo diferencë zakonisht importohet nga jashtë, raporton Radio Kosova.

Eksperti i energjetikës, Ethem Çeku, ka thënë për Radio Kosovën se arsyeja e krijimit të kësaj situate në vend, është se politikat e Kosovës janë orientuar më shumë në blerje të energjisë elektrike. Ai theksoi se Kosova i mban termocentralet me remonte të vogla, që shtyjnë nga një vit. Çeku tha se blloqet e Kosovës janë të stërvjetruara dhe është e pamundur të mbahen gjatë, derisa theksoi se nuk është investuar në kapacitete të reja gjeneruese.

“Nuk u ndërtuan kapacitete të reja gjeneruese, nuk u zhvillua sektori i energjisë alternative, u orientua gabimisht në energjinë e hidros dhe u bënë blerje të energjisë elektrike. Kosova nuk i përmbushë nevojat, sepse nuk i kemi në prodhim të gjitha kapacitetet. Sikur të ishin në prodhim blloqet e Kosovës A, që në kapacitetet prodhuese mund të prodhojnë deri në 800 e disa megavat dhe dy blloqet e Kosovës B, hidrocentralet e Ujmanit dhe ndihmesa nga energjia alternative, ne nuk do të kishim telashe”, tha Çeku.

Çeku tha se në këtë rast, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Shqipërinë dhe vende të tjera të rajonit, të planifikojë ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese në Kosovë.

Lajme të ngjashme