FSK-ja e përfundon ushtrimin fushor “Ujku Alfa” - NACIONALE

FSK-ja e përfundon ushtrimin fushor “Ujku Alfa”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Forca e Sigurisë së Kosovës e ka përfunduar ushtrimin fushor, Ujku Alfa.

Lajmi është bërë i ditur në një komunikatë për media.

Njoftimi:

Ka përfunduar ushtrimi fushor ‘’Ujku Alfa’’

Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar me sukses ushtrimin fushor (UF) Nivel Togu “Ujku Alfa” ku objektivë e ushtrimit ishte përgatitja e personelit ushtarak të kompanisë A në nivel Togu me municion luftarak duke përdorur metodologjinë e trajnimit, Zvarritje (dry), Ecje (blank), dhe vrapim (live).

Për të përcjell nga afër trajnimin ishte komandanti i Forcave Tokësore gjeneral brigade Hysen Dreshaj, Komandanti Regjimentit të Tretë nënkolonel Ilir Beqiri, përfaqësues Ushtarak nga Ambasada Amerikane të cilët u ndanë të kënaqur me rrjedhën dhe përgatitjen profesionale të ushtrimit.

Lajme të ngjashme