"Free Rexhep Selimi": Duke hyrë në Kuvend, Sveçla nuk e pranoi simbolin e OVL-UÇK-së, e më pas votoi Simiçin për nënkryetar
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sleçla, dje duke hyr në ndërtesën e Kuvendit ka refuzuar të marrë simbolin e OVL-UÇK-së ku kërkohej liri për ish-krerët e UÇK-së.
Ndonëse shumë deputet i morën broshat me figurat e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Gjykatën Speciale, por Sveçla refuzoi.
Më pas, kur hyri në seancë, ai nuk hezitoi fare për të votuar për nënkryetar të Kuvendit Sllavko Simiçin e Listës Serbe.
Kur përfundoi seanca konstituive, ai nuk ka dha asnjë sqarim për gazetarët se pse e votoi deputetin e Listës Serbe, të cilin VV-ja e kishte refuzuar vitin e kaluar.