Foto e Kusari-Lilës me politikanen serbe në Solothurn, ish-deputeti i VV-së: U legjitimua narrativa serbe për sulmin në Banjskë - NACIONALE

Foto e Kusari-Lilës me politikanen serbe në Solothurn, ish-deputeti i VV-së: U legjitimua narrativa serbe për sulmin në Banjskë

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i VV-së, Afrim Kasolli, ka komentuar fotografinë e deputetes së VV-së, Mimoza Kusari Lila, me politikanen serbe, Sandra Rashkoviç Iviç.

Ai e ka kritikuar deputeten e VV-së dhe deputetët e partive tjera për pjesëmarrje në takimin në Solothurn.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kasolli ka shkruar se delegacioni i Kosovës ka legjitimuar narracionin e politikës serbe se prezenca njësive speciale të policisë në veri ka qenë burim tensioni.

“Sipas dokumenteve të zbuluara nga mediumi në fjalë, thuhet se të dy palët janë pajtuar për amnisti të serbëve të veriut, tërheqje të njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu… vullneti i delegacionit të Kosovës për t’u pajtuar më një lehtësi të padurueshme sidomos për dy pikat para e legjitimon narracionin e politikës serbe se prezenca njësive speciale të Policisë së Kosovës është burim i tensionit ndër etnik, prandaj edhe duhet të gjenden rrugët politike për amnistimin e atyre që kanë qenë të involvuar në sulme ndaj rendit kushtetues e ligjor”, ka shkruar Kasolli.

Lajme të ngjashme