Forumi Ekonomik i Vjenës: Kurti s'i ndahet rritjes ekonomike të vitit 2021 - injoron shifrat shqetësuese të këtij viti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim në Facebook ka folur për edicionin e 19-të të Forumit Ekonomik të Vjenës, ku ai ishte pjesëmarrës.
Kurti tregoi se në këtë diskutim foli për përparim në fuqizimin e demokracisë si dhe zhvillimin ekonomik.
Tutje, i pari i ekzekutivit njoftoi për takimet e ndara që ka realizuar me disa pronarë të kopmanive të ndryshme, të cilëve iu ka bërë thirrje për investime në Kosovë.
Ai po ashtu tha se Kosova, përveç qeverisjes demokratike, pozitës gjeografike dhe stabilitetit institucional, ofron edhe mjedis të favorshëm për investime.
Me theks të veçantë Kurti njoftoi të ketë përmendur rritjen ekonomike në Kosovë, ndonëse nuk dha detaje për cilin vit bëhet fjalë.