Formimi i institucioneve, Muharremi: Nuk ka çka të negociohet, rezultati i zgjedhjeve ka përcaktuar gjithçka
Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar procesin e formimit të institucioneve të reja.
Ai ka bërë me dije se pas rezultatit nuk ka çka të negociohet ndërmjet të partive.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se rezultati i zgjedhjeve ka përcaktuar gjithçka.
“Nuk ka çka të negociohet, rezultati i zgjedhjeve ka përcaktuar gjithçka Po lexojmë vazhdimisht tituj e postime "A negocion kjo parti me atë?", "A shkon PDK me LVV?", "A ka gjasa për një marrëveshje LVV-LDK?", "Ky deputet nuk pranon koalicion me LVV"... Kogja shumë tituj të tillë, por, me gjasë, shumica absolute po shtrohen pa nevojë”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje.
“Nuk duket se ka nevojë për "negociata" mes partive. Pse duhet të ketë, kur rezultatet dhe harta elektorale janë të qarta? Pra, nuk jemi në situatë kur një parti duhet të pajtohet me tjetrën për bashkëqeverisje. Situata është shumë më e qartë dhe e thjeshtë. Kosova, pas rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, nuk ka nevojë për marrëveshje për Kryetarin e Kuvendit, e as për negociata për qeverinë. Të dyja këto pozita janë tashmë automatikisht të përcaktuara”, ka shkruar ai.