Formacionet zyrtare: Kosova dhe Turqia zbresin në fushë për finalen e madhe në “Fadil Vokrri”
Janë bërë publike formacionet zyrtare për përballjen finale të “play-off”-it të Kupës së Botës mes Kosovës dhe Turqisë.
Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka vendosur t’i qëndrojë besnik formacionit që siguroi fitoren e madhe në Bratisllavë ndaj Sllovakisë.
Në anën tjetër, selektori i Turqisë, Vincenzo Montella, ka bërë tri ndryshime në formacionin startues.
Formacionet zyrtare:
Kosova: Muriqi; Dellova, Hajrizi, Hajdari; Vojvoda, Hodza, Rexhbeçaj, Muslija; Asllani, Rashica, Muriqi.
Turqia: Çakir; Çelik, Kabak, Bardakci, Kadioglu; Yüksek, Çalhanoglu, Kökçü; Güler, Yildiz, Aktürkoglu.