Forcat ukrainase rimarrin plotësisht qytetin Kupiansk
Forcat ukrainase kanë rimarrë nën kontrollë qytetin Kupiansk dhe kanë dëbuar trupat ruse nga pozicionet e tyre të mbetura në bregun lindor të lumit që ndan qytetin verilindor të Ukrainës, raporton AFP.
Pjesa më e madhe e Kupiansk, një kryqëzim hekurudhor strategjik, u rimor në fillim të këtij muaji si pjesë e një kundërofensivë mahnitëse nga trupat ukrainase në veri-lindje të vendit.
Megjithatë, deri më tani disa trupa ruse kishin qëndruar në bregun lindor të lumit Oskil, përtej një ure rrugore të shkatërruar.
