Forcat e Bjellorusisë grupohen me trupat ruse në kufi me Ukrainën
Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë, ka njoftuar se forcat bjelloruse janë bashkuar me trupat ruse në kufi, si një masë mbrojtëse.
“Të gjitha aktivitetet që po ndodhin tani kanë për qëllim tu përgjigjen në mënyrë adekuate aksioneve të ndërmarra në kufijtë tanë,” thuhej në deklaratën e ministrisë së Mbrojtjes.
Kujtojmë se, presidenti Alexander Lukashenko ka thënë dje se ka urdhëruar trupat të bashkohen me trupat ruse afër Ukrainës, në një përgjigje për të cilën ai tha se “ishte një kërcënim ndaj Bjellorusisë nga Kievi dhe aleatët e tij në Perëndim.”
