Forbes: Sulmet e djeshme i kanë kushtuar Rusisë deri në 700 milionë dollarë - NACIONALE

Forbes: Sulmet e djeshme i kanë kushtuar Rusisë deri në 700 milionë dollarë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ditën e hënë, Moska lëshoi dhjetëra raketa në qytetet kryesore të Ukrainës, duke lënë 19 të vdekur e mbi 105 të plagosur.

Sipas disa raporteve mendohet se në një ditë, Rusia ka lëshuar 84 raketa lundrimi - Kh-101, Kh-555, Kalibr, Iskander, S-300 dhe Tornado-S, si dhe 24 dronë.

E llogaritur nga Forbes, vlera monetare e këtij sulmi thuhet se mund të jetë midis 400 dhe 700 milionë dollarë.

Llogaritja u bë me supozimin se shumica e raketave të lëshuara ishin raketat "të shtrenjta dhe shumë të sakta" Kh-101, S-300 dhe Tornado-S.

Lajme të ngjashme