Flet personi që shkoi në zyrë të ministres Haxhiu, pasi iu sulmua seksualisht vajza: I dyshuari i ka dalë përpara, po sillet si mbret - NACIONALE

Flet personi që shkoi në zyrë të ministres Haxhiu, pasi iu sulmua seksualisht vajza: I dyshuari i ka dalë përpara, po sillet si mbret

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu të hënën në Facebook njoftoi për një prind që ka shkuar në zyrën e saj dhe i ka treguar për tentim dhunimin ndaj vajzës së tij 14 vjeçare.

Sinjali, ka biseduar me personin në fjalë, i cili ka treguar se si shkoi në zyrë të ministres Haxhiu, pasi i dyshuari i doli përpara vajzës së tij, gjë që e ka frikësuar shumë viktimën.

“Ju Sinjali e dini, siç keni raportu atëherë, kur ngjarja ka ndodhë në shkollë. Pas kësaj kohe unë kam shku te ministrja, ia tregova rastin, më tha që kanë me bë çmos me u zbardhë rasti. Na nuk kemi pasur asnjë informatë për të dyshuarin, a u dënu a jo a, a çka u bo. Vendosa me shku me kërku ndihmë se edhe para një jave çika kur u dalë në qytet, ai i ka dalë përpara. Erdh në shop edhe vec u dridhke çika kur erdh. M’tregoi se çka ka ndodhë… u tut çika kur e ka pa, normal. Ai sillet tash si mbret”, tha baba i vajzës.

I njëjti, ka bërë të ditur se pas takimit me ministren, sot shkoi në Prokurori e Gjykatë, ku i kanë bërë të ditur se i dyshuari ka qëndruar një muaj në burg, pas arrestimit.

“Sot kom qenë vet te Prokurori, nuk me ka thirrë. Prokurori tha që është ngritë kallëzim penal po tha kadale shkojnë këto. Ai personi ish arrestu, ka nejtë një muaj edhe e kanë lëshu, e tash sillet si mbret. Na kena kërku që së paku çika me u mbrojtë, mos me iu afru ai me një distancë të caktume, po du me rujtë çikën. Prokurori më tha se une e kom kry punën tem sa i përket Prokurorisë. Tash po pres se çka po ndodhë edhe a po i marr informacionet që i kom kërkuar. Çikën du me ru, mezi ia kemi hekë stresin e frikën. Shpresojmë që ka mu bo mirë”, ka thënë ai.

Vlen të theksohet se së fundi në Kosovë ka pasur protesta të mëdha, pas dhunimit të një 11 vjeçareje për më shumë se një vit.

Lajme të ngjashme