Flet për Nacionalen Smakiqi - polici i plagosur në Skenderaj: “Shumë mirë po shkon”
Polici i plagosur në Skenderaj, aty ku u përfshi edhe ish nënkryetari i kësaj komune, Nuredin Lushtaku ka folur për Gazetën Nacionale, në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.
“Mirë jam, po rikuperohem dhe gjendja ime është stabile. Shumë mirë po shkon, sa i përket shëndetit gjithqka po shkon mirë, për të tjerat ju lutem flisni me organet që janë kompetente.” ka thënë shkurtimisht Smakiqi.
Kujtojmë që në sulmin ndaj policëve që ndodhi në Skenderaj, i plagosur mbeti edhe zyrtari tjetër policor, Mërgim Geci, e për këtë çështje gjykata themelore në Mitrovicë, ka dërguar në paraburgim, të dyshuarit, Nuredin Lushtaku dhe dy të tjerë.