Flasin nga policia: Një person i lënduar nga përleshja fizike në Prishtinë
Një person ka mbetur i lënduar pas një përleshje fizike në rrugën Vëllezërit Gërvalla në Prishtinë.
Rasti është konfirmuar për Nacionalen nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Ai ka bërë me dije se personat e përfshirë në rast janë shoqëruar në stacionin policor.
“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën Vëllezërit Gërvalla në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se një person ka mbetur i lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Personat e përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor ndërsa njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit” – ka thënë ai.