Fjalët prekëse të ish-nxënësit të mësueses që u vra nga burri në Prishtinë - NACIONALE

Fjalët prekëse të ish-nxënësit të mësueses që u vra nga burri në Prishtinë

3 vjet më parë

nga Gentiana Hasani

Një ngjarje e rëndë, ka ndodhur në Prishtinë në orët e para të së premtes. Në një shtëpi në kryeqytet dyshohet se burri në mënyrë mizore e ka vrarë gruan S.G me sëpatë.

Në bazë të raportit zyrtar të Prokurorisë, ngjarja makabre ndodhi diku në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Viktima e këtij rasti makabër ishte mësuese e gjeografisë në shkollën ‘Dardania’ të Prishtinës. E si mësuese të përkushtuar ndaj profesionit e kujtojnë edhe ish-nxënësit e saj.

"Arsimtare më të mirë nuk ka pasur shkolla e Dardanisë. Ka qenë një arsimtare e mrekulllueshme. Ka qenë arsimtare e djalit tim. Ka qenë shumë e urtë, e mirë, e sjellshme. Për atë erdha deri këtu, për me shprehë ngushëllime"- ka thënë për Nacionalen Besim Muqiqi, ish-nxënës i mësueses tashmë të ndjerë, Sadije Godeni.

Lajme të ngjashme