Fitore Pacolli u bën thirrje banorëve të Prevallës të mos protestojnë, u premton dialog
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, u ka bërë thirrje banorëve të Prevallës dhe fshatrave përreth që të mos protestojnë lidhur me vendosjen e laurës në rrugën për në këtë zonë turistike.
Ajo ka deklaruar se çështja e rampës dhe menaxhimit të qarkullimit do të diskutohet me banorët dhe palët e interesit, duke theksuar se nuk do të merret asnjë vendim pa dialog.
Pacolli ka bërë të ditur se aktualisht ndodhet në Arabinë Saudite, ku po përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Ujit, por ka premtuar se javën e ardhshme do të organizojë takim me banorët për të dëgjuar shqetësimet dhe propozimet e tyre.