Kasolli për “turravrapin” e partive politike në diasporë: Duan votat e tyre se ndaj tyre s’kanë obligime - NACIONALE

Kasolli për “turravrapin” e partive politike në diasporë: Duan votat e tyre se ndaj tyre s’kanë obligime

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Për shpeshtimin e tubimeve të partive politike anekënd vendeve ku ka diasporë shqiptare të Kosovës, filozofi Afrim Kasolli ka dalë me një shpjegim, duke thënë se “ky turravrap...nuk është i rastësishëm” duke argumentuar se ndaj tyre politika vendore “nuk ka obligime”.

Postimi i Kasollit:

Ky qendrimi turravrap i përfaqësuesve te partive politike për t'i rekrutuar votat e diasporës nuk është i rastësishëm. Është shprehje e vetedijsimit te tyre, jo per diasporën, por e shpenzimit të tyre politik. Pra tashmë e dine se nuk kane cka t'i ofrojnë më elekotratit vendas.

Prandaj, jane ne kerkrim te nje formule magjike se si ta gezojne pushtetin, por pa detyrime ndaj atyre qe e kane fituar. Sepse, për kete kategori as nuk kane nevoje per te ndertuar shkolla me te mira, spitale me te mira, vende pune te reja, rruge me te mira, shëndetësi me efikase e arsim me cilësor, ndërkohë që i kanë fituar votat e tyre. Ngase keta të gjitha keto i kanë ne vendet ku jetojnë.

Me kete rast krijohet një realiteti i çuditshëm politik. Ku nje pjese e mire e mbeshtetjes fitohet nga ata ndaj te cileve politika vendore eshte e lire nga obligimet, kurse duhet t'i qeverisin ata ndaj te cileve kane detyrime, por u mungon mbështetje e duhur elekotrale.

Lajme të ngjashme