Fillon testimi i Urës së Ibrit me kamionë të peshave të rënda - NACIONALE

Fillon testimi i Urës së Ibrit me kamionë të peshave të rënda

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka nisur testimi i qëndrueshmërisë së Urës së Ibrit, teksa debati se a duhet të hapet apo jo, po vazhdon ende.

Sipas pamjeve, ura po testohet me kamion të peshave të rënda.

Nacionale kishte raportuar për tenderin për matjet e qëndrueshmërisë për Urën e Ibrit.

Kontrata mban titullin “Përcaktimi i kapacitetit mbajtëse të strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër në Mitrovicë, me ngarkesa testuese”.

Vlera e këtij tenderi ishte gati 10 mijë euro.

Në ndërkohë, në Komunën e Mitrovicës Veriore po mbahet diskutim publik me qytetarë e përfaqësues nga qeveria për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

Lajme të ngjashme