Fillon takimi i partive me Haxhiun për datën e zgjedhjeve
Ka nisur takimi i U.D presidentes, Albulena Haxhiu, me partitë, për datën e zgjedhjeve.
Në takim nga VV-ja, është duke marr pjesë Alim Ramaj, nga PDK-ja është kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, nga LDK-ja anëtarja e kryesisë Jehona Lushaku Sadriu, nga AAK-ja nënkryetari i kësaj partie Ardian Gjini, si dhe përfaqësues të partive të pakicave.